Historik i shkurtër
rreth kompanisë tonë
Historia e suksesit të mobilerisë Palma filloi në vitin 2000 në qytetin e Vitisë, ku nga një magazinë e thjeshtë në hapsirë prej 700 metra katrorë, me sukses bëhej shitja me shumicë dhe pakicë e mobiljeve të importuara nga Italia. Kërkesa e madhe për furnizim me shumicë shtyu që Palma në vitin 2004 të zgjerohet edhe më shumë në një hapsirë prej 2500 metra katrorë. Pas 6 viteve pune të suksesshme Palma tashmë kishte fituar besimin e konsumatorëve duke ofruar gjithmonë produkte cilësore dhe dizajne unike të mobiljeve. Me qëllim që të jetë sa më afër klientëve zgjeroi aktivitetin e saj dhe në vitin 2006 hapi showroomi-n e pare në qytetin e Vitisë në një hapsirë prej 1300 metra katrorë. Gjatë kësaj periudhe shtrirja e kompanisë kaloi edhe kufinjtë e Kosovës dhe në vitin 2013, u hap pika e parë në shtetin e Zvicrës, në Spreitenbach, në një hapsirë prej 3200 metra katrorë. Hapja e kësaj pike bëri Palman të jetë kompania e vetme Kosovare që operonte në shtetin Zvicran në industrinë e mobiljeve.
Mobileria Palma zgjeroi edhe më tej aktivitetin e saj në vitin 2015 duke investuar në fabrikën prej 40.000 metra katrorë në qytetin e Gjilanit ku filloi me prodhimin e kuzhinave. Zgjerimi i kapacitetit të prodhimit bëhet çdo vit paralelisht me zhvillimin e teknologjisë duke arritur kështu një kapacitet prodhimi prej 10.000 kuzhinave në vit gjë që mundëson të jetë lider në shtetet e Ballkanit. Palma sot është e shtrirë në 60,000 metra katrorë dhe ka mbi 200 punëtorë.
Për një kohë shumë të shkurtë mobileria Palma arriti që të bëhet prodhuesi më i madh i kuzhinave në Ballkan. Për të ndjekur trendet e fundit, ne morrëm pjesë në shumë panaire në shtete të ndryshme të Europës. Pjesëmarrja e parë në panaire ishte në vitin 2016 në “Imm Colgone” në Koln të Gjermanisë në një hapsirë prej 150 metra katorë. Kjo ishte edhe pikënisja e eksporteve tona për shumë vende të Europës. Palma eksportohen në 17 vende të botës përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Dubain, Francën, Belgjikën, Greqinë e Izraelin. Krahas eksporteve ne kemi arritur të bashkpunojmë në projekte të ndryshme me rrjete të hoteleve me renome botërore siç janë: Marriot Hotel, Bowfield, Cruachan, Hotel Stirling, Hotel Crown Plaza.
Projekti ynë i rradhës do të vendos një standard të ri të showrooms në kreqytetin e Kosovës në Prishtinë. Me mbi 30,000 metra katrorë, ne do të ofrojmë dizajnet më unike të përcjelluara me kualtitetin më të lartë të mundshëm. Në këtë mënyrë Palma do të vazhdojë të mbetet lider në industrinë e mobiljeve në Kosovë, duke qëndruar afër klientëve dhe gjithmonë në hap me kohën sa i përket cilësisë dhe llojllojshmërisë së produkteve.
Ne jemi gjithmonë falenëderues për klientët tonë.
Ne jetojmë me ju!
Lokacione
Partnerë
Punëtorë
Shtetet e eksportit
Home interior
Ne kemi më shum se 20 interior dizajnera. Mundësia e dizajnimit të kuzhinës apo shtëpisë tuaj është shum më e lehtë.
Inovation and engineering
Ne e udhëheqim industrinë në prodhimin e kuzhinave më inovative dhe funskionale me teknologjinë më të avancuar.
Flexible Team
Trajnimet tona mbi cilësinë, produktivitetin, shëndetin dhe sigurinë në punë dhe sistemet e menaxhimit janë ne dispozicion në platformën tonë.
Nature friendly
Në zgjedhjen, modelimin dhe prodhimin e materialit, shëndeti dhe siguria janë përparësia jonë numër një.
Global market
Është për të prodhuar produkte funksionale dhe cilësore me vlerë të lartë dhe për ta bërë vlerën e prodhuar të arritshme ne 6 kontinente.
Pro Support
Ne gjithmonë e mbajmë kënaqësin e klientit në nivelin më të lartë duke prodhuar zgjidhje të shpejta dhe efektive për çdo problem që mund të ndodh pas blerjes së produktit.
Home interior
Ne kemi më shum se 20 interior dizajnera. Mundësia e dizajnimit të kuzhinës apo shtëpisë tuaj është shum më e lehtë.
Inovation and engineering
Ne e udhëheqim industrinë në prodhimin e kuzhinave më inovative dhe funskionale me teknologjinë më të avancuar.
Flexible Team
Trajnimet tona mbi cilësinë, produktivitetin, shëndetin dhe sigurinë në punë dhe sistemet e menaxhimit janë ne dispozicion në platformën tonë.
Nature friendly
Në zgjedhjen, modelimin dhe prodhimin e materialit, shëndeti dhe siguria janë përparësia jonë numër një.
Global market
Është për të prodhuar produkte funksionale dhe cilësore me vlerë të lartë dhe për ta bërë vlerën e prodhuar të arritshme ne 6 kontinente.
Pro Support
Ne gjithmonë e mbajmë kënaqësin e klientit në nivelin më të lartë duke prodhuar zgjidhje të shpejta dhe efektive për çdo problem që mund të ndodh pas blerjes së produktit.
Nature friendly
Ne jetojmë me ju.
Ne mendojmë për çdo pemë që pritet, dhe fuqinë dhe privilegjin që ne kemi për të zgjatur jetën e saj dhe për të shfaqur bukurinë e saj në mobiljet që bëjmë.
Vlerat e kompanisë tonë
Pjesëmarrja e parë në panaire ishte në vitin 2016 në “Imm Colgone” në Koln të Gjermanisë në një hapsirë prej 150 metra katorë. Kjo ishte edhe pikënisja e eksporteve tona për shumë vende të Europës.
Pjesmarrja në të njejtin panair në vitin 2018, në një hapsirë edhe më të madhe bëri që Palma të zgjerojë edhe më shumë rrjetin e eksportit dhe sot produktet e mobilerisë Palma eksportohen në 17 vende të botës përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Dubain, Francën, Belgjikën, Greqinë e Izraelin..
Panaire
– 2016 “Imm Colgone”
Koln, Gjermani
– 2017 “Imm Colgone”
Koln, Gjermani
– 2020 “Swiss bau”
Basel, Switzerland
Shpërblime
– Qudal, QUality meDAL
2016 – 2017
– Qudal, QUality meDAL
2017 – 2018
– Qudal, QUality meDAL
2018 – 2019